Kerze löschen

Sind Sie sicher, dass Sie diese Kerze löschen möchten?

Kevin Jeton Kololligestorben am 5. März 2018

Beitrag

I dashur, Kevin
Sot, shenon pikerisht nje vit prej kur ti i mbylle syte pergjithmone! Mbylle syte e tu, ma t’bukur e ma t’paster se ngjyra e qiellit ne nje dite vere! I mbylle syte, dhe prej atij momenti u thyen shume e shume zemra qe kurre s’do t’mund t’kurohen.
Ti ike shume shpejt, nuk e di se si madje ende nuk e di as pse, mirepo ike dhe zemres time i vure nje zjarr qe asnjehere nuk do te shuhet, syve t’mi i’u shkaktove lote qe nuk do te ndalojne se reni sa her flitet per ty, e shpirtit tim i dhurove nje mall i cili s’ka me u tret deri kur t’shoh prap.
Sot, pas nje viti te plote qe s’po degjohet me zeri yt, per mua eshte ende e pabesueshme e nuk mund t’a bind veten qe ti nuk je ma.
Nuk isha aty! Nuk isha aty per te te dhene lamtumiren e fundit, s’ta pash dot fytyren e trupin tan t’pakten edhe niher. Nuk mujta me mrri mu kan aty, e me kajt mbi ty, me kajt per rinin tane, me kajt per ardhmerine tane e krejt andrrat e tua qe iken bashk me ty. E ky fakt, ka me m’mbet pik per sa t’jam gjall.
Ka pas shume dite e shume net qe ti s’ke dal prej mendjes tem. Mendoja gjate gjith kohes per ty e sa ndryshe do te ishte po te ishe ende gjall.
Shpesh, prisja se kur kan me tregu qe krejt kjo u kan veq ni loj e ti je kthy. Ka pas raste kur kam prit se mos po vjen te shpija n’Prizren, me than qe ke hup e rruga t’ka pru ktu. Mirpo jo, se t’gjitha keto jane kan veq iluzione e shpresa t’mendjes e t’zemres tem, duke mashtru veten se mos ti po kthehesh tu e dit qe rruga ne te cilen ti je eshte rrug pa kthim.
Kurre nuk kam me harru momentin kur mora vesh per vdekjen tane. E ata lote qe m‘kan dal ate dite, jane kan lote qe kam derdh per ty, po edhe per familjen qe mendja m‘thoshte „keta njerz kokan tranu e s‘jan tu dit qka jan tu fol“. Mirepo n‘mengjesin tjeter kur u zgjova dhe e pash qe kurgja s‘ka ndryshu, n‘at moment un e kam urry jo vetem vetveten, mirepo jeten, token, buken e ajrin e ujin e gjithqka qe ka t‘baj me njerzit e gjall. E mendoja qe nese jeta t‘sjell kaq shume padrejtsi, at‘her te jetosh s‘paska kurrfar vlere.
E maj n‘men diten kur u ba ceremonia per ty, me or e me minut lotet e mi s‘jane nal, nuk e kisha as iden ma t‘vogel se qka po ndodh atje, e vetmja gje qe e ndjeja ishte merzi. Jam lut shume her per me marr nje shenj nga ti, po prezencen tane tash e ndjej sa her qe rrezon dielli, sa her fryn era e sa her bjen bor e shi. Per mua, qdo sen i bukur qe e ka kriju Zoti n’ket tok, tashme e ka marr emrin tan. Ti je rreze e diellit, ti je secili yll n’qiell, ti je valet e detit, ti je fryme, je engjull e je pergjithmone i paharruar. Qfaredo emri e qfaredo epiteti qe t’dhuroj, e di qe gjithmone ka me kan i larget me ate qka ti je ne te vertet!
Prej kur shkove t’kam lan n’dur t’Zotit edhe e di qe je n’dur t’sigurta! Ai t’ka kriju e ai t’ka marr siç ka me ndodh me secilin prej neve. Jam shume me fat qe kam pas mundsin edhe nderin me t’taku, me t’pas pjes t’jetes, m’i taku t’njejtit gjak e me pas gjith ket dashni per ty. Nuk ta shoh ma ftyren, as trupin e as buzqeshjen qe ta kam shum lakmi, mirepo ta ndjej prezencen dhe e di qe kurr nuk jam vet. Emri yt s’ka me u harru kurr e shpirti yt u preft n’paqe, tash pusho n’venet ma t’bukra t’Xhehnetit e mos harro kurr qe familja jon eshte krenare qe ka pas nje djal si ti. E veq per ty, do t’a gjejme forcen me buzqesh perseri. Pusho i qet, ti JETON n’zemrat tona❤️